Mario Balotelli rikthehet tek Raffaella

Mediale Vip

Mario Balotelli rikthehet tek Raffaella

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 20:34

Futbollisti Mario Balotelli dhe bukuroshja italiane Raffaella Fico duket se i kanë dhënë fund grindjeve e keqkuptimeve dhe janë kthyer sërish bashkë.

Çifti u fotografua duke u puthur në oborrin e shtëpisë së modeles, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Futbollisti i Manchaster City mbërriti në Napoli me një avion privat, për të takuar ish të dashurën e tij Raffaella, e cila është shtatzënë në muajin e gjashtë. Ata e thyen akullin në një festë mes miqsh, ku vendosën të riprovojnë sërish dhe të presin bashkë ardhjen e fëmijës së tyre.

Pak ditë më parë, futbollisti tha se do të tentonte të rregullonte marrëdhëniet me nënën e fëmijës së tij, ndërsa modelja deklaroi në një emision televiziv se të gjithë njerëzit e meritojnë një tjetër shans, duke lënë të kuptohej se do të hidhte pas krahëve të gjitha “bëmat” e Balotellit. Dhe realisht kështu ndodhi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat