Ambasada e SHBA- së në Tiranë në faqen zyrtare të Facebook, ka publikuar një quiz për Lotarinë amerikane.
Me anë të këtij quiz-i Ambasada synon të testojë njohuritë e aplikuesve mbi rregullat dhe kriteret që duhet të ndjekin.
“Mendoni se e dini si të aplikoni në mënyrë të saktë për Lotarinë Amerikane? Bëni këtë quiz përpara se të aplikoni për të testuar njohuritë tuaja mbi rregullat dhe kriteret”, shkruan Ambasada.