Kush është Sin Boy, hyrja më e re e “The Top List”?

Mediale Vip

Kush është Sin Boy, hyrja më e re e “The Top List”?

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:37
Sin Boy dhe Rina

Reperja e re e muzikës shqiptare, Rina Balaj, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Sin Boy.

E titulluar “Gigi”, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, ku për këtë javë renditet në vendin e 78-të. Përveç Rinës, ai që e ka bërë të veçantë këtë prurje të re është Sin Boy, një tjetër reper i talentuar.

Po kush është Sin Boy?

Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, është një reper grek me origjinë shqiptare. Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare por pavarësisht se në Shqipëri nuk është shumë i njohur, Sin Boy është tepër i famshëm në Greqi, falë disa projekteve muzikore si “Mana,” “Gang,” “High,” and “Draco”. Para se të bëhej i famshëm, Sin Boy kishte zgjedhur kanalin e “Youtube” për të shpërndarë muzikën e tij. 24-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë edhe në Shqipëri dhe artisti ka zgjedhur shtëpinë diskografike “Zzapnchriss” për të bashkëpunuar.

Rina dhe Sin Boy kanë bashkuar fuqitë për “Gigi”, ku ky i fundit ka zgjedhur të këndojë në gjuhën greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat