Dona e “Big Brother” i hyn kinemasë: Paratë që po bëj nga biznesi, aktrimi dhe puna në televizion

Mediale Vip

Dona e “Big Brother” i hyn kinemasë: Paratë që po bëj nga biznesi, aktrimi dhe puna në televizion

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:55
Dona Pjetri

Modelja e “Big Brother 9”, Dona Pjetri, sapo ka përfunduar xhirimet e filmit të saj të parë, në rolin e protagonistes. Për karrierën e re në kinema e biznes, punën që pritet të nisë në televizion dhe ambicien për të bërë para, ajo rrëfehet në këtë intervistë për “Panorama Plus”. Pasi provoi altarin në filmin “Gjurmë pa peshë”, ajo zbulon marrëdhëniet me djemtë dhe planin se kur do të martohet në jetë.

Të shohim në një set fotosh ku shfaqesh e veshur nuse. Për cilin projekt janë bërë këto xhirime?

Në fakt, fotot janë pjesë e prapaskenave të filmit “Gjurmë pa shenjë“.

Me pak fjalë, i ke hyre aktrimit, si është për ty kjo eksperiencë e re?

Jam aktore tashmë në këtë film. Dhe më shumë sesa mund të them ndonjë gjë, është se ndihem shumë mirë.

Atëherë, ç’mund të tregosh për dinamikën e rolit tënd, çfarë personazhi dhe karakteri luan?

Unë së bashku me kolegun tim tashmë Maxim Alidini kemi rolet kryesore. Përsa i përket karakterit të presonazhit tim, mund të them që në shumë pika takohet edhe me jetën time reale. Por ka dhe shumë ndodhi dhe shumë situata që është krejt e kundërta dhe kjo është më e bukur akoma sepse kurrë nuk e kam parë veten se si do të dukesha duke reaguar në situata të tilla.

Do të doje të kishe fatin e personazhit tënd, pra, të përfundoje në altar?

Kush është ajo që s’do të përfundojë në altar?! Por mendoj se ende është herët. (qesh)

Ke dhe ti anë të errëta ashtu si personazhi yt?

E kush nga ne s’ka anë të errëta?

Nga moda në aktrim ishte një kapërcim i vështirë për ty, duke qene se tek e para duhet të komunikosh me aparatin dhe tek e dyta me kameran?

Moda ka shërbyer si urë kalimi për mua në çdo fushë që kam qenë pjesëmarrëse. Por kësaj here jam më e sigurt në vetvete, pasi gjithmonë bota e filmit ka qenë ajo çfarë synoja.

E ke hedhur pas krahëve “Big Brother” si eksperiencë, apo mendon se deri diku ke dalë e fituar?

“Big Brother” ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua. Di të them se kam hyrë në “BB” me një plan (b), që do të thotë se nëse s’do e fitoja, do e shfrytëzoja jashtë për projektet që kisha në mendje, fiks kjo që po bëj.

Sa i takon dashurisë që përjetove në atë lojë, çfarë mendon tani?

Sa i përket dashurisë nuk mendoj fare, se jam shumë e zënë duke menduar për gjëra që vërtet ia vlen të mendoj.

Gjatë kësaj periudhe që ke marrë dhe famë, janë të shumtë djemtë që të afrohen apo më shumë të frikësohen?

Është një fazë pune për mua sa, të them të drejtën, nuk e di nëse janë të shumtë, sepse nuk i përgjigjem askujt. Jam fokusuar shumë te punët e mia, të cilat janë të shumta. Do u vijë koha dhe djemve. Për momentin, mendojnë se jam mendjemadhe. (qesh)

Nëse do t’i vije gishtin një djali për të qenë, i dashuri yt si duhet të jetë?

Duhet të jetë NJERI mbi të gjitha, se shoh pak të tillë rreth e përqark.

Flitet shumë për jetën e shthurur pas dyerve të botës së modës. Ti si mund ta përshkruash?

Në çdo fushë flitet për shthurje e skandale, ide që kanë ekzistuar dhe kanë për të ekzistuar gjithmonë, se ky është arti. Ndërsa përsa më përket mua, çdo shthurje apo skandal e konvertoj në një ide se si mund të dalë më mirë roli i personazhit që kam.

Të ka kapur dhe ty lakmia për të fituar sa më shumë para dhe çfarë do bësh për të pasur gjithçka dëshiron në jetë?

Nuk do të thoja lakmi, por sigurisht që kam ego të eci përpara dhe të bëj para. Kam një lokal “Vogue lounge”, ku punoj gati 16 orë në ditë dhe plus projektet si filmi dhe ndoshta shumë shpejt do të më shihni në një televizion. Nuk dua të lakmoj para që bëhen shumë thjesht. Punoj fort për të fituar para.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat