Ja kush është reperi shqiptar Krom në Gjermani!

Mediale Vip

Ja kush është reperi shqiptar Krom në Gjermani!

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 19 shtator 2018 Në ora: 13:40
Krom

Në muzikë njihet si Krom(Chrome-vizëllues rrugësh) e emri i tij i vërtetë është Armend Haxhija nga Mitrovica me origjinë, por që jeton në Gjermani. Krom është një artist i ri i cili ka në treg vetëm një klip në gjuhën gjermane por ka një stil unik e shumë shpejt do të vijë me këngën e re, por premton edhe në gjuhën shqipe. Ai bashkëpunon me producentin e njohur që bën këngë për Azet dhe S4MM, DonGima, ndërsa reperi ka 12 vite që merret me muzikë e premton hite. Gjithashtu mësojmë se këtë fundjavë reperi do të sjellë me videoklip projektin e tij më të ri, me muzikë nga gjermani Scorp-Beatz, Niclas e për video xhiruar nga Capturehood, i cili ka realizuar edhe klipin e fundit të S4MM. Krom nuk ka ndonjë emër konkret që do të donte të bënte ndonjë bashkëpunim por në të ardhmen me dikë që është artist i talentuar pse jo. Ai megjithëse jeton në Gjermani thotë se dëgjon muzikë shqip, pasi thotë se muzika shqipe po dëgjohet kudo në botë, ndërsa nuk veçon ndonjë reper më të mirë shqiptar por thotë se tregu ynë ka shumë repera të mirë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat