Margaret Shllaku: Ndodhem në Tajlandë për kupën e Supermodeles, por këtu askush s’e di ku bie Shqipëria

Mediale Vip

Margaret Shllaku: Ndodhem në Tajlandë për kupën e Supermodeles, por këtu askush s’e di ku bie Shqipëria

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:39
Margaret Shllaku

Margaret Shllaku është 23-vjeçarja nga Shkodra, që u shpall fotomodelja më e mirë në botë për vitin 2017 në garën “Best Model of the World 2017”, në Paris të Francës. Këtë fundjavë, modelja që synon karrierën në Diplomaci, përfaqëson Shqipërinë në “Supermodel International 2018”, në Bangkok të Tajlandës. Për paskuintat e një gare të fortë modelesh nga e gjithë bota, si i ngacmojnë turistët në qytetin e turizmit seksual dhe impresionet e saj nga ky vend i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Pasi u shpalle “Best Model of the World 2017”, këtë fundjavë garon në “Best Model of the World 2017”. Sa e rëndësishme është për ty kjo garë?

Çdo garë është e rëndësishme në jetë, por gara të përmasave të tilla marrin më shumë intensitet. Në këtë rast, ka shumë rëndësi sepse është një organizim shumë i madh dhe nuk ka si qëllim të shfaqë vetëm aspektin e bukurisë së konkurrenteve, por edhe të zgjuarsisë dhe shkathtësisë.

Cilat janë provat që kaloni për të dëshmuar cilësitë e tjera, përtej pamjes?

Në çdo moment stafi vëzhgon sjelljet tona, na pyet dhe na provon me sfida të ndryshme, e në këto momente më duhet të tregohem shumë vigjilente. Pastaj gjatë çdo seti fotografik ata të lënë të lirë për të parë rehatinë tënde dhe emocionet, duke të drejtuar pyetje nga më të ndryshmet… Pjesën më të rëndësishme e merr intervista që ata na kanë bërë me pyetje tepër të papritura.

Mund të përmendësh një pyetje që mendon se të gozhdoi?

“Kë do të eliminoje nga konkursi dhe do t’ia thuash përballë?”

Në cilin qytet të Tajlandës po qëndroni dhe me cilën nga rivalet ke krijuar miqësi?

Jemi në Bangkok, në kryeqytetin e Tajlandës, përveç vajzës nga Kosova që e kemi më të lehtë dhe të bashkëpunojmë, miqësi shumë të afërt kam krijuar dhe me vajzat nga Franca dhe Kanadaja.

I sheh më shumë si mike apo si rivale?

Mike do të jenë gjithmonë për mua, ndërsa rivale vetëm 1 natë.

Çfarë po të bën përshtypje në Tajlandë, meqë komentohet si vendi nr.1 në botë për turizmin seksual?

Jam surprizuar nga trafiku. E dija që kishte shumë trafik, por jo kaq shumë. Gjithashtu “street food”, pra, ushqimi në rrugë, gjëra të shpejta, por të shijshme sipas tyre, pasi mua nuk më pëlqen ushqimi tajlandez. Ndërsa për pjesën e turizmit seksual, edhe mund të jetë por besoj janë vende të veçanta, që ne nuk i kemi vizituar. (qesh)

Si reagojnë turistët kur dilni në rrugë për të vizituar qytetin, ju ngacmojnë?

Ne jemi gjithmonë së bashku, të 30 vajzat, plus stafi. Kështu që ata thjesht na kërkojnë të bëjnë foto me ne dhe na japin urimet e tyre.

Po netët e argëtimit ku i kaloni?

Zgjimi ka qenë çdo ditë në orën 07:00 dhe nuk kemi pasur mundësi të dalim vonë për argëtim. Por pas finales do të dalim për aq ditë sa do na mbeten.

Vajzat e cilave shtete janë më seksi dhe ke ambicie për ta bërë kurorën tënden?

Më seksi janë vajzat e shteteve si, Vietnam, Hollandë dhe Kanada.

Shkon në këtë garë me ambicien për të fituar?

Ambicia më ka sjellë deri këtu dhe shpresoj që edhe më lart. Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në këtë organizim, e këta vetëm tani e morën vesh se ku ndodhemi (qesh). Kështu që, nuk di çfarë të them.

Cila është vlera monetare e kësaj kupe?

Përveç titullit, është një vlerë monetare mbi 10 mijë euro, por e papërcaktuar akoma sepse është surprizë në finale. Gjithashtu, një kontratë pune shumë e mirë.

Në këtë garë ti konkurron si vajzë single apo e dashuruar?

E dashuruar në këtë rast jam me veten sepse duhet të jap maksimumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat