Pamje nga “baby shower” për foshnjën e Adelinës, zbulohet emri i djalit

Mediale Vip

Pamje nga “baby shower” për foshnjën e Adelinës, zbulohet emri i djalit

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 21:07
Adelina Tahiri

Adelina Tahiri është në pritje të fëmijës së parë.

Meqë është në javët e fundit të shtatzënisë, këngëtarja ka vendosur që t’i organizojë fëmijës ndejën e mirëseardhjes.

Në të ashtuquajturin “baby shower”, kodi i veshjes ishte i bardhë, ndërsa tani kanë dalë edhe pamjet e para nga ajo ndejë.

Adelina duket për mrekulli në këtë ndejë, veshur në një fustan të bardhë, ndërsa detajet të cilat e pëbëjnë këtë festë janë të rregulluara edhe me ngjyrën blu, meqë fëmija do të jetë djalë.

Kur jemi këtu, këngëtarja ka zbuluar edhe emrin e foshnjës që po pret, e që është Jon.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat