Këngëtarja shqiptare, Rita Ora pas një vere të ngjeshur dhe me shumë koncerte duket se ka gjetur pak kohë për të pushuar.
Këngëtarja ka kaluar ditën e sotme në plazhet e bukura të Maltës, saktësisht në Valleta, ku dhe do të ketë një koncerte. Në Instagram ajo ka publikuar disa foto, e veshur me bikini ku shfaqë format e saj të përkryera.
Rita shihet shumë e lumtur në foto, ku në njërin nga postimet shkruan: “Këtu duke jetuar jetën time më të mirë”.
Projekti i fundit i këngëtares ishte “Girls” në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX. Projekt që mori shumë vëmendje shumë, ku dhe pati kritika të ndryshme por edhe që u pëlqye shumë në të njejtën kohë.