Dua Lipa merr Çelësin e Prishtinës - Bota Sot
Dua Lipa merr Çelësin e Prishtinës

Mediale Vip

E diel, 19 gusht 2018

Dua Lipa merr Çelësin e Prishtinës

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 14:45
Këtë çelës asaj ia dhuroi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me të.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”.

Këtë çelës asaj ia dhuroi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me të.

Ahmeti tha se këngëtarët që po korrin suksese kudo në botë janë ambasadorët më të mirë.

Kreu i Prishtinës tha se gjëja më e mirë është që Dua po i kthen komunitetit nga pjesa e vet duke i ndihmuar fëmijët.

Nga ana e saj, Dua Lipa tha se shpreson që ky koncert të jetë fillimi i një bashkëpunimi për përparimin e artit dhe kulturës në Kosovë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test