Më 4 gusht, reperi Unikkatil performoi për herë të parë në Durrës.
Ai njihet për një numër të madh këngësh, të cilat priten mirë në publik, por nuk posedon asnjë videoklip.
Pas koncertit që mbajti në Durrës, ai dha një intervistë për “City TV”, ku u pyet se përse ende nuk ka realizuar videoklip.
“Nuk ka ardhur momenti i duhur, por besoj se në të ardhmen do të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë ai.
Se kur do të sjell këngë me videoklip Unikkatil, mbetet të shihet.