Dua po shijon qëndrimin në Prishtinë! Relaksohet me të dashurin në pishinë - Bota Sot
Dua po shijon qëndrimin në Prishtinë! Relaksohet me të dashurin në pishinë

Mediale Vip

E diel, 19 gusht 2018

Dua po shijon qëndrimin në Prishtinë! Relaksohet me të dashurin në pishinë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:21
Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew

Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew dhe anëtarët e ekipit të saj, kanë udhëtuar dje drejt Prishtinës.

Këngëtarja në mbrëmje i ishte drejtuar medieve në një konferencë për shtyp.

Sot, këngëtarja ka shfrytëzuar ditën për t’u relaksuar bashkë me të dashurin dhe familjen në pishinën e hotelit “Emerald”.

Media ka siguruar një imazh ku shihen çifti teksa po merrnin rreze dielli në pishinë, bashkë me ta ishte edhe vëllai i Duas, Gjini.

Dua Lipa do të performojë nesër (e premte) në parkun e Gërmisë, ndërsa përveç saj, gjatë tri ditëve sa zgjat festivali, do të perfomojnë edhe Action Bronson, Dj. Martin Garrix e shumë artistë të tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test