Mosmarrëveshje me “vjehrrin”, Bale anulon dasmën - Bota Sot
Mosmarrëveshje me “vjehrrin”, Bale anulon dasmën

Mediale Vip

E premte, 17 gusht 2018

Mosmarrëveshje me “vjehrrin”, Bale anulon dasmën

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:07
Emma Rhys-Jones dhe Gareth Bale

Gareth Bale ka anuluar dasmën e tij me të fejuarën Emma Rhys-Jones.

Çifti duhet të martohej gjatë këtij viti në një kështjellë në Itali. Një burim pranë tyre ka zbuluar për “The Sun” se Emma ka disa probleme me të atin, që në këtë moment ka “minuar” të gjithë familjen.

Duket se aji dhe Gareth kanë jetuar një vit me shumë ulje-ngritje.

Burimi tregon: “Ka kaq shumë probleme dhe shqetësime familjare sa çifti kërkon të qetësojë situatën përpara se të martohen. Janë ende shumë të dashuruar, por në fillim duhet të zgjidhin disa probleme.” Çifti ka tre fëmijë.

Babai i Emma është fejuar me një vajzë që ka gjysmën e viteve të moshës së tij, pak pasi është liruar nga një burg në SHBA.

Ai ka bërë gjashtë vite burg për mashtrim ndërkombëtar dhe Emma nuk ka pranuar që babai të paraqitet në dasmën e saj në prani të të fejuarës së re.

Burimi ka konfirmuar për “The Sun”: “Ka pasur disa sherre: Emma nuk është e lumtur me zgjedhjen e babit. Nuk do të që në dasmën e saj të vijë një person që nuk e ka parë kurrë në jetë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test