Dua Lipa me disa nominime në VMA

Mediale Vip

Dua Lipa me disa nominime në VMA

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 11:07
Dua Lipa

Është publikuar të hënën lista e plotë e nominimeve për MTV Music Video Awards 2018.

Në mesin e shumë artistëve janë të nominuar në kategori të ndryshme ishte edhe këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa.

Ajo  ka arritur që të nominohet “Song of the year (Kënga e vitit)” për këngën “New Rules”, “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)” për këngën “One kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, dhe për çmimin “Best Choreography (Koreografia më e mirë në klip)”, për koreografinë në klipin “IDGAF”.

“3 VMA nominime!!!! A mund të besoni?!!! New Rules është kënda e vitit, , IDGAF për Koreografinë më të mirë dhe One Kiss me Calvin Harrisin për Këngën më të mirë ritmike”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat