David Beckham ngel pa fjalë nga fansja, i tregon gjoksin për ta përshëndetur

Mediale Vip

David Beckham ngel pa fjalë nga fansja, i tregon gjoksin për ta përshëndetur

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 07:54
David Bechkam

David Beckham ka mbetur i habitur nga veprimi i një fanseje të tij. Gjatë rrugës për në festën e Kupës së Botës ditën e mërkurë, një fanse që qëndronte përballë makinës së 43-vjeçarit ngriti bluzën dhe i tregoi gjoksin.

Ajo doli në dritaren e makinës, ngriti lart bluzën dhe kështu e kishte të gjithë vëmendjen e ish-futbollistit.

Ndërsa reagimi i David nuk u arrit të fotografohej. Beckham, i cili është baba i Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 vjeç, dhe Harper, 7 vjeçe, me gruan e tij prej 19 vitesh, Victoria-n, dukej shumë “chic” me kostumin gri, ndërsa një buzëqeshje e shoqëroi gjithë mbrëmjen.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat