Këngëtarja shqiptare tregon njohjen me bashkëshortin e saj: U përplasëm me makinë - Bota Sot
Këngëtarja shqiptare tregon njohjen me bashkëshortin e saj: U përplasëm me makinë

Mediale Vip

E premte, 21 shtator 2018

Këngëtarja shqiptare tregon njohjen me bashkëshortin e saj: U përplasëm me makinë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:16
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Prej kohësh Rezarta Shkurta është larguar nga muzika dhe i është përkushtuar biznesit të saj dhe rritjes së vajzës Hera. Ajo është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin,  i cili aktualisht po vuan dënimin në burg për shkak të çështjes ‘Xibraka’ dhe laboratorit të drogës.

Rezarta në çdo moment e ka shprehur mbështetjen për burrin e saj dhe së fundmi ka treguar edhe mënyrën e frikshme sesi janë njohur.

Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka konfirmuar thashethemet se njohja mes dyshes ka nisur falë një aksidenti.

“Është e vërtetë që je njohur me Ermalin pasi keni bërë aksident apo më kanë thënë gënjeshtër”, e pyet fansja Rezartën, ndërkohë që ajo ia kthen: “Nuk të kanë gënjyer, është e vërtetë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test