Fillimisht një postim i gjatë i Niccolò Bettarini, tani një postim i mamasë Simona Ventura, e cila shkruan: "Besoj se në jetë ekziston një pikë kthese....Një moment në të cilin kupton se një urë është prishur, një rrugë është pa dalje dhe gjendjesh para një muri."
Ajo që i ndodhi Niccolò-së ndryshoi familjen e saj.
Partneri i saj Gerò Carraro shkruan: "Falenderoj Zotin që mundëm ta kalonim këtë moment, duke u bashkuar edhe më shumë se më parë."
Kthesa për Simonën erdhi pas sulmit ndaj të birit, ashtu siç shkruan ajo vetë për ndjekësit e saj: "Unë pikën e kthesës e arrita mëngjesin e 1 korrikut, ndërkohë që udhëtoja. Është e vërtetë: këto janë telefonata që një nënë nuk duhet të marrë kurrë.
Gjithnjë e kam patur këtë frikë. Pak edhe për faktin se kam përjetuar drama të miqve të mi të aksidentuar dhe kam parë e ndjerë lotët e prindërve të tyre. Gjithnjë kam menduar se dhimbja më e madhe dhe e panatyrshme është të humbasësh një fëmijë.
Telefonata që i bëra Gero Carraro, vrapi nga Torino në Milano, përqafimi në spital me Nick dhe marrja vesh nga grupi i mrekullueshëm i mjekëve që biri im nuk ishte në rrezik për jetën!
Lotët e cclirimit, ardhja e Stefano Bettarinit dhe Nicoletta Larinit, prekja shpirtërore për faktin që të gjithë bashkë konstatuam një mrekulli".
“Zotria ynë Bettarini, pavarësisht 11 thikave, kishte mbijetuar me forcën e 19 viteve të tij, sepse Zoti i vuri një dorë mbi kokë, për fat, shumë herë ka qenë bujar me të, vazhdon 'shfryrja' e Simona Venturës në Instagram.
Nuk do di të them, tani që gjithccka shkoi mirë, cilat janë emocionet e mia....inat, urrejtje, hakmarrje, mirënjohje, lumturi.
Arrij vetëm të them 'FALEMINDERIT'!
Di vetëm që zonja Vdekje me gjakmarrjen e saj falce, i dha një shuplakë familijes sonë të zgjeruar (me gjithë vështirësitë e saj) por e lumtur dhe e mirë dhe që sot gjeti një tjetër 'urë', një rrugë të re për të qëndruar të bashkuar dhe për të jetuar jetën.
Një jetë të re me ngjyra të reja!