Është shumë i përfolur për lidhjet dhe ndarjet e tij.
Së fundi, Justin Bieber i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez.
Por, nuk shkoi shumë kohë dhe këngëtari u lidh me modelen e famshme Hailey Baldwin.
Pak ditë pasi Bieber i është rikthyer ishit, është fotografuar me një unazë martese në duar, meqë rast ka shtuar dyshimet tek fansat për një martesë të mundshme.
Megjithatë, mediet e huaja duke u thirrur në burime të afërta me Justin, thonë që këtë gjë e ka bërë vetëm për t’i vënë në lojë paparacët, ngase ai dhe Hailey nuk kanë plan të martohen.