Vdes papritmas modelja e njohur

Mediale Vip

Vdes papritmas modelja e njohur

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 21:12
Ilustrim

Mbrëmë është ndarë nga jeta "Miss Britania 2018".

Vdekja e modeles Sophie Gradon ka tronditur të gjithë fansat e ndjekësit së një prej miss-eve më seksi, që janë kurorëzuar ndër vite.

Miss-i u gjend e pajetë në një banesë dhe shkaqet e vdekjes së 32-vjeçares ende nuk dihen, edhe pse hetimet janë duke vazhduar.

“Rreth orës 8:27 pasdite të ditës së djeshme policia shkoi pranë një prone në Medburn, Ponteland, ku për fat të keq një grua 32-vjeçare u gjet e vdekur. Nuk besohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së saj, ndërkohë po pritet rezultati i raportit mjekësor”, raportojnë mediat e huaja.

Modelja Gradon më shumë u bë e famshme gjatë shfaqjes së saj në “Love Island”, në vitin 2018.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat