Harry dhe Meghan; ku e kaloi çifti “dy javëshin” e mjaltit - Bota Sot
Harry dhe Meghan; ku e kaloi çifti “dy javëshin” e mjaltit

Mediale Vip

E martë, 21 gusht 2018

Harry dhe Meghan; ku e kaloi çifti “dy javëshin” e mjaltit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 20:47
Harry dhe Meghan

Me sytë e të gjithë botës të drejtuar nga ata, princ Harry dhe Meghan, Dukeshe e Sussex, arritën të përvidheshin për një gjysmë muaji mjalti. Dy javë qëndruan të porsamartuarit larg Londrës, për t`u kthyer vetëm pak ditë përpara kremtimeve të Trooping the Colour Cel ebrations. Hera e fundit që çifti u pa në publik ishte më 22 maj.

Po ku kanë zgjedhur ta kalonin këtë kohë të vyer me njëri-tjetrin? Pyetja që  qarkullon prej ditësh në mediat rozë, si përgjigje, merr vetem hamendësime. “TMZ” këmbëngul se kanë qenë në Kanada, e si për ta bërë më të besueshëm variantin e saj,  ofron disa detaje:

Harry dhe Meghan sipas site-t të njohur për info-t e goditura, janë rehatuar në një kabinë luksoze të resortës ‘Fairmont Jasper Park Lodge’ në Alberta, një vend i preferuar nga mbreti George I Pestë dhe Mbretëresha mëmë, si dhe vetë Elisabeta e Princi Filip.

Logjika deri diku qëndron. Kanadanë, ku për disa vite me radhë u xhirua seriali Suits, Markle e ka si shtëpi të dytë. Problemi kryesor është se hoteli mohon t`I ketë pritur vizitorët e rrallë. Mundësia tjetër është kështjella  Ashford Castle në Irlandë. Edhe Ashfordi, i renditur dikur si një prej hoteleve më të mira të botës ka historitë e tij me familjet mbretërore që nisin nga George I V-te e deri te Princi Ranier i tretë dhe Princesha e Monakos, Grace Kelly. Kandidatja e radhës është Namibia; jo dhe aq e çuditëshme, duke pasur parasysh eksperiencën e Harry-t me Afrikën. Ishte diskutuar në fakt preferenca e të dyve për një muaj mjalti në kontinentin e nxehtë, e thuhej se paskësaj, mbase mund t`i hynin dhe ndonjë udhëtimi tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test