Almeda largohet e zhgënjyer nga produksioni: Edhe ujin e pagova vetë, Tolga nuk mori mirëseardhje por…

Mediale Vip

Almeda largohet e zhgënjyer nga produksioni: Edhe ujin e pagova vetë, Tolga nuk mori mirëseardhje por…

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:51
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Ndodh shpesh që pas përfundimit të një spektakli ku ka kompeticion, gara të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, jo ky meritonte fitoren, më i miri ishte tjetri, e kështu me radhë.

Madje ka edhe zhurma të tjera, siç është rasti i moderatores së “Dancing with the stars”, Almeda Abazi, e cila ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit.

“Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e Dancing with the stars Albania duke lënë angazhimet e tij në Turqi”, shkruan Almeda në “Instastory”.

“Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një mirëserdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët”, vazhdon Abazi në postimin e saj.

E në fund Almeda shkruan: “Faleminderit produksioni i Dancing with The Stars! Tirana të dua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat