Zyrtare/ Del certifikata e vdekjes së Aviciit, ja shkaku u vërtetë i vdekjes së DJ-t të famshëm

Mediale Vip

Zyrtare/ Del certifikata e vdekjes së Aviciit, ja shkaku u vërtetë i vdekjes së DJ-t të famshëm

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 07:52
Avicii

Ai ishte një nga DJ më të mirë në botë dhe me plot gojën e themi që na ka dhuruar shumë hite të cilat do të dëgjohen gjithmonë. Vdekja e tij e shokoi të gjithë botën, familjen, fansat dhe industrinë e muzikës. Ndërkohë që së fundmi ka dalë certifikata e tij e vdekjes, por edhe pse nuk zbulon shumë, ka një fakt interesant pasi i i referohet kalendarit Islamik të quajtur “HIXHRI”, me siguri ngaqe ka vdekur në Oman.

Sipas dokumentit të siguruar nga TMZ, data e vdekjes është regjistruar 8 prill, 1439. Besimi i tij është shkruajtur “I krishter” ashtu siç është në të vërtetë dhe me kombësi Suedeze. Kjo certifikatë është lëshuar gjithashtu edhe në kalendarin gregorian, ku thuhet se Avicii ka vdekur më 20 prill 2018.

Ndërkohë që arsyeja e vdekjes në moshën 28-vjeçare është: “Dj ka prerë veten me një xham të thyer dhe nuk i ka rezistuar dot hemorragjisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat