Kim Kardashian është një nga emrat më të komentuar të shoubizit.
Ajo njihet për format bombastike trupore, ndërsa në rrjete sociale ndiqet nga miliona persona, e për çdo postim që bën paguhet mirë.
Së fundi, ylli i reality-shout ka postuar një fotografi përmes së cilës shfaqet në momente lumturie bashkë me fëmijët.
Ajo ishte shtrirë në shtrat bashkë me North, Saint dhe Chicagon, ndërsa që të gjithë kishin fytyra të lumtura.
Kujtojmë që Kim është e martuar me Kanye West, i cili dje festoi 41 vjetorin e lindjes.