Bora Kokëdhima: Nisa të punoj 14 vjeç, por u “bëra për spital”!

Mediale Vip

Bora Kokëdhima: Nisa të punoj 14 vjeç, por u “bëra për spital”!

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:49
Bora Kokëdhima

Bora Kokëdhima, vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima, e cila është një fashioniste dhe ka edhe një kompani mode, ishte e ftuar ditën e sotme në “Pop Culture”.

Bora thotë se pasioni i saj është moda dhe pikërisht me këtë fushë është duke u marrë dhe deri tani ka pasur shumë sukses.

Në intervistë, Bora zbulon edhe disa detaje interesante nga jeta e saj. Ajo tregon se i kishte kërkuar prindërve të punonte që në moshën 14 vjeç dhe dëshira e saj ishte plotësuar nga babai. “Ai më tha që do të monitoroja të gjitha mediat se çfarë shkruanin për të dhe në fillim mendova se ishte diçka mjaft e lehtë pasi nuk ia kisha idenë se çfarë ndodhte në të vërtetë”, tregon Bora.

Por më tej, ajo thotë se që ditën e parë kishte mbetur e befasuar nga numri i artikujve që kishte parë për babain e saj, Koço Kokëdhima.

“Kam punuar që në moshën 14 vjeçare. Isha shumë e lumtur dhe më tha babi që të monitoroja mediat se çfarë shkruhej për të. Mendoja se nuk shkruante njeri, por u befasova. U bëra për spital pas ditës së parë”, thotë me shaka Bora, e cila thotë se më pas dha ‘dorëheqjen’ nga kjo punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat