Mc Kresha: Suksesi është rezultat i gërshetimit të talentit dhe punës

Mediale Vip

Mc Kresha: Suksesi është rezultat i gërshetimit të talentit dhe punës

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 22:18
Mc Kresha

Reperi nga Mitrovica, Kreshnik Fazliu, i njohur me nofkën artistike Mc Kresha, ka qenë mysafir në emisionin Reload të RTV Dukagjinit.

Ai ka folur për projektet e të kaluarës dhe atë se si ka arritur deri në famën aktuale.

Kresha ka deklaruar se bazamenti i hip- hopit është metafora dhe se ai nuk bën muzikë vetëm për ta lidhur rimën.

“Nëse është puna veç për ta lidhur rimën unë as që kisha shkruar. Bazamenti i hip hopit janë metaforat. Nëse e shkruan një tekst dhe s’ka metaforë brenda , aty s’ka lezet”, ka deklaruar reperi në Reload të RTV Dukagjinit.

Kresha ka thënë se suksesi është rezultat i gërshetimit të talentit dhe punës.

“Unë besoj se talenti është 10 për qind, ndërsa puna është 90 për qind, për të arritur sukses”, është shprehur reperi.

Projektet i tij në bashkëpunim me Lyrical Son janë jashtëzakonisht të suksesshme, ndërsa kohë pas kohe ata bëjnë edhe bashkëpunime me yjet tjera të skenës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat