Ndërron jetë papritur aktori i njohur i serialit Ertugrul

Mediale Vip

Ndërron jetë papritur aktori i njohur i serialit Ertugrul

Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:21
‘Ertugrul’

Një lajm i trishtë ka tronditur mbrëmjen e kaluar të gjithë fansat e serialit më të njohur ‘Ertugrul’.

Mësohet se në orën 03:00 pas mesnate, aktori i famshëm i serialit turk ka ndërruar jetë.

Arda Oziri, në rolin e ‘Goktug’, kishte parë së bashku me mikun e tij ndeshjen e Champions League dhe kur ndeshja ka përfunduar, është kthyer me motorr në shtëpinë e tij.

Mirëpo gjatë rrugës, ai ka pësuar një aksidentqë i ka kushtuar jetën.

Lajmin e hidhur e bën të ditur miku i tij, i cili në një postim në Instagram ka publikuar bisedën e fundit me mikun e tij në Whatsapp.

“Miku im i dashur, të thash të rrije sonte tek unë. Por si duket engjëlli i vdekjes të priste në rrugë. Vdekja nuk të shkon fare. Të kisha pranë kur fjeta gjumë, kishe ikur kur u zgjova. Jam shumë i mërzitur”- shkruan miku i aktorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat