Imazhet mahnitëse të çiftit Hoxha për ditëlindjen e djalit

Mediale Vip

Imazhet mahnitëse të çiftit Hoxha për ditëlindjen e djalit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 09:37
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani me djalin Ansin

Treshja duken për mrekulli

Çifti i njohur i estradës, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani festuan ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Ansit.

Me rastin e dyvjetorit të lindjes së të birit, dyshja kanë bërë diçka speciale. Të tre Sinani, Andrra dhe Ansi janë veshur në kostume tradicionale, të cilët dukeshin mjaft bukur.

Krahas imazheve dhe videos me veshje tradicionale për ditëlindjen e të birit, çifti i njohur bën edhe një set të bukur fotografik.

Të veshur kryesisht në të bardha dhe në praninë e bukuroshit të tyre, dyshja duken shumë bukur para syrit të aparatit fotografik të Rrezarta Shkurtës.

Kujtojmë që, dje çifti me imazhet dhe videot e hedhura në instagram shprehën urime dhe fjalë me dedikime emocionale për birin e tyre.

Ndryshe, Ansi është fëmija i vetëm i Sinanit dhe Andrrës, të cilët dashurinë e tyre me martesë e kurorëzuan në verën e vitit 2015.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat