Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po shijon momente relaksi në qytetin e urave, bashkë me bashkëshorten e tij, Violetën.
Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në hapjen e Bienales së Venedikut në Itali, ai ka marrë me vetë edhe bashkëshorten e tij.
I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Violeta, Kryeparlamentari Veseli është parë ndërsa po shëtisnin nëpër sistemin e kanaleve të Venedikut.
Kadri Veseli përveç me bashkëshorten në gondolat e rralla italiane është parë bashkë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të cilët ishin pjesë e hapjes zyrtare të Pavijonit të Kosovës.
Qyteti i Venedikut ndryshe quhet qyteti i urave dhe i psherëtimave, qyteti i dashurive dhe i gondolave të rralla, si në asnjë vend tjetër të botës.