Meda vjen me album të ri, zbulon detajet

Mediale Vip

Meda vjen me album të ri, zbulon detajet

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:59
Mehdin Përgjegjaj

Mehdin Përgjegjaj apo siç njihet për publikun Meda është njëri ndër emrat më të dashur të skenës muzikore.

Pas projektit “Puthem” që ka publikuar gjatë festave të fundvitit që lamë pas, ai tani ka paralajmëruar projekte të radhës.

Kështu, përmes publikimit të fundit që ka ndarë me ndjekësit lë të nënkuptohet që kënga e radhës është gati, gjersa shfaqet në makinë dhe këndon një pjesë të saj.

Për Lajmi.net, Meda ka thënë se është në përgatitje të një albumi që përmban 8 apo 9 këngë, që pritet të jetë gati së shpejti.

“Albumi lansohet deri në fund të muajit qershor, në të cilin gjithsej janë 8 apo 9 këngë, kemi filluar përgatitjet ku tani vetëm do publikojmë pak sekonda të këngëve”, tha Meda.

Po ashtu këto ditë ai ka paralajmëruar se do sjell një këngë ritmike me reperin e vjetër, MC Beka.

Këngëtari Përgjegjaj, është mjaft aktiv nëpër mbrëmje muzikore dhe koncerte të ndryshme, por nuk mungon angazhimi i tij edhe në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.

“Puthem”, numëron mbi 13 milion klikime në kanalin zyrtar YouTube, presim që edhe albumi i radhës të ketë suksesin e merituar nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat