Kampionia Getta Beqa thyen barrierat politike, merr vizën spanjolle

Mediale Vip

Kampionia Getta Beqa thyen barrierat politike, merr vizën spanjolle

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:47
Getta Beqa

Pas shumë refuzimeve për zyrtar të shtetit të Kosovës dhe sportist për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, kampionia Beqa mirëpritet nga autoritetet spanjolle për t’u paraqitur në “IFBB ELITE PRO”.

Përderisa pjesëmarrja e Kosovës në samitin e Sofjes ishte shkaku që Spanja nuk morri pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, kampionia Botërore e fitnesit Geta Beqa arrin që të marr vizën spanjolle.

Spanja është një nga pesë shtetet e Evropës e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka kundërshtuar haptazi çdo iniciativë të ndërlidhur më Kosovn, madje duke refuzuar edhe viza hyrëse për drejtues të shtetit e sportiest për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, duket se dikush megjithatë kalon barrierat e tilla.

Geta Beqa do të përfaqësoj Kosovën në kategorinë Bellens Fitnes, në garat e fitnesit “IFBB ELITE PRO” që do të mbahen në Madrid nga 26-27 maj.

Kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në garat ndërkombëtare të fitnesit që mbahen në Spanjë dhe duket se paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë menjëanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vet Beqa në një bisedë të shkurtër për mediumin, Informatat. “Jam e gëzuar se kaloi edhe kjo pengesë, tani më mbetet të koncentrohem te vet gara me shpresën se do të kthehem me fitore”, tha ajo.

Vitin e kaluar, Geta arriti të dalë e para në kampionatin botëror dhe atë evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja t ë merr edhe oferta të ndryshme për të stërvitur sportistë anembanë globit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat