Mbulohet Duda Balje, i ka shumë hije shamia!

Mediale Vip

Mbulohet Duda Balje, i ka shumë hije shamia!

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:39
Duda Balje

Përveç se është një nënë e shkëlqyer, ajo është edhe një deputete e zonja e një grua për t’u marrë model.

E tash, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka vendosur të tregoj që përveç se është një grua e zonja në politike e një nënë shumë e kujdesshme, ajo është edhe një besimtare e devotshme.

Balje në imazhin e fundit është shfaqur mahnitëse teksa e ka mbuluar fytyrën e saj engjëllore me shami me shumë ngjyra të forta ku më theksuar janë ajo e zeza dhe ari.

“Gati për lutjet e mbrëmjes” – është përshkrimi në gjuhën angleze që deputetja i ka vënë imazhit të publikuar në “Instagram“.

Image

Edhe pse jo çdokush mund t’i shoh fotografitë e saj, pasi ajo e ka mbyllur llogarinë në sistemin “Llogari Private”, Balje përsëri ka një numër të konsiderueshëm të ndjekësve të cilët asnjëherë nuk i ndalin komentet pozitive në drejtim të saj.

Bukuroshja me prejardhje boshnjake, kur ishte intervistuar shumë vite më parë, kishte thënë që çuditej me komentet e shumta që merrte për dukjen e saj.

Madje kur ishte pyetur nëse burri i saj ishte xheloz, ajo e pat pranuar këtë, por kishte shtuar se tashmë ai kishte nisur të mësohej me këtë.

Përndryshe, Balje është nënë e tre fëmijëve, një vajze e dy djemve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat