Dasma Mbretërore: Pse Princi Harry mund të mos e vesh uniformën e tij ushtarake

Mediale Vip

Dasma Mbretërore: Pse Princi Harry mund të mos e vesh uniformën e tij ushtarake

Më: 19 maj 2018 Në ora: 11:47
Princi Harry

Prej që është bërë njoftimi për dasmën mbretërore në mes të Princit Harry dhe Meghan Markle, kjo dasmë është dominuar nga teoritë rreth asaj se çka do të veshë nusja.

Fokusi kryesor do të jetë se çka do të veshë Meghan Markle – cili do të jetë fustanin i saj i nusërisë, por po  ashtu janë ngritur dilema edhe për dhëndrin, shkruan The Independent.

Me që Princ Harry ka kaluar 10 vite duke shërbyer në ushtri, është e pritur që ai do të veshë në këtë ditë të rëndësishme njërën nga uniformat e tij ushtarake.

Megjithatë, sipas historianit Hugo Vickers dhëndrri nuk mund të e veshë një uniformë të tillë vetëm nëse heqë mjekrën e tij.

Kjo është një rregull ushtarake që dikton që Ushtria Britanike në rregullat e saj nuk   lejon në asnjë mënyrë mjekrën vetëm në rrethanat e jashtëzakonshme si problemet me lëkurë ose arsyet religjioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat