Kim Kardashian thotë se familja e saj është fetare

Mediale Vip

Kim Kardashian thotë se familja e saj është fetare

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:59
Kim Kardashian

Ylli televiziv dhe social, Kim Kardashian, ka thënë se familja e saj është fetare, ndonëse nuk e ndajnë shumë këtë gjë me publikun.

“Nuk e shfaqim shumë, por jemi vërtetë fetarë. E nisim ditën me një bisedë grupore me një varg biblik nga nëna jonë, dhe secili jep ndonjë mendim për kuptimin e tij”.

“Jemi shumë të krishterë – dhe etika jonë e punës, dhe disiplina jonë vjen nga kaq shumë vite në shkollën katolike”.

“Kam pasur një përvojë të shkëlqyeshme të shkollës katolike .Është shumë strikte, shumë e përpiktë, dhe më pëlqen kjo – kështu e kam jetuar jetën time”, ka thënë Kim për revistën Vogue.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat