Duda Balje vjen elegante dhe atraktive në setin e ri fotografik - Bota Sot
Duda Balje vjen elegante dhe atraktive në setin e ri fotografik

Mediale Vip

E mërkurë, 23 maj 2018

Duda Balje vjen elegante dhe atraktive në setin e ri fotografik

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:21
Duda Balje

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje, jo pak herë bëhet e përfolur në media për paraqitjet e saj.

Shpesh ajo është komentuar për dukjen e saj në Parlament, duke u shquar si njëra ndër deputetet më joshëse të Kuvendit të Kosovës.

Duda Balje shquhet si njëra ndër deputetet më atraktive të Kuvendit

Balje është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga matura e vajzës, ndërsa ka shfrytëzuar rastin për të realizuar edhe një set të ri fotografik.

E veshur me një fustan të gjatë dhe elegant, Duda arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj atraktive.
Në fotografi, ajo ka prezantuar edhe bashkëshortin dhe fëmijët e saj , ndërsa ka uruar maturën e vajzës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test