‘Mall’ renditet e 11-a në Eurovision, deputeti i LSI ka një mesazh për Eugent Bushpepën

Mediale Vip

‘Mall’ renditet e 11-a në Eurovision, deputeti i LSI ka një mesazh për Eugent Bushpepën

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:56
Eugent Bushpepa

Kënga “Mall” e Eugent Bushpepës që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2018, u rendit e 11-a. Por përpos pikëve të marra, e rëndësishme është që këngëtari shqiptar fitoi zemrat e publikut dhe mori duartrokijtet e tyre.

Pas kësaj performance ka ardhur edhe reagimi i politikanëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI Petrit Vasili ka shprehur vlerësimin e tij.

Postimi i plotë 

Eugen Bushpepa dje ne Eurosong me nje performance te nje artisti te madh, te paharruar, gjurme te pashlyer ne memoriet tona.

Eugen je i madh jo vetem te “Mall”.

Je i madh edhe kur kendoje kengen tende “Maska e madheshtise” dhe kur kendoje se :

“Hiqe masken, masken e madheshtise

Se ajo ty nuk te shkon

Ti je vetem nje skllav i lavdise

Per para dhe per pushtet ti lufton

Je egoist ne shpirt

Gjithe boten don te kesh

Por jeten time smund ta blesh!!”

Mos i harroni kurre….. keto vargje miq, flasin shume…..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat