Emina Cunmulaj poliglote, di t’i flas gjashtë gjuhë të botës

Mediale Vip

Emina Cunmulaj poliglote, di t’i flas gjashtë gjuhë të botës

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:21
Emina Cunmulaj

Ajo është e martuar me milionerin iraniano-amerikan dhe po gëzon një jetë përrallore.

Emina Cunmulaj ka vite që ka kurorëzuar lidhjen me një martesë me afaristin Sam Nazarian.

Ajo ka kohë që nuk po zhvillon karrierën prej modeleje shkaku i përkushtimit ndaj familjes.

Bukuroshja është nënë e vajzës Ella Faria ndërsa është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti do të sjell në jetë fëmijën e dytë, gjininë e të cilit nuk e ka zbuluar asnjëherë.

Duket se kohën e qëndrimit larg pistave të modës ka bërë që të mos e qoj dëm pasi ajo pohon se di gjashtë gjuhë të botës.

“I di gjashtë gjuhë. Shqipen, serben, anglezen dhe italian e flas dhe e shkruaj. Gjuhën frënge dhe spanjolle di ta flas, por nuk di t’i shkruaj”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Emina.

Ndryshe, ajo këto ditë ka bërë një fotosesion të mrekullueshëm në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Theksojmë se Cunmulaj ishte pjesë e menaxhmentit të Elite Model, e cila edhe zbuloi talentin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat