Në ekran nuk e fsheh dot! Si duket Jona Spahiu 4 muajshe shtatzënë

Mediale Vip

Në ekran nuk e fsheh dot! Si duket Jona Spahiu 4 muajshe shtatzënë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:01
Jona Spahiu

Jona Spahiu është vendosur në qendër të vëmendjes ditëve të fundit dhe shkak për këtë është bërë lajmi se do të martohet në muajin qershor dhe se është në pritje të ëmbël. Ndonëse, asnjëri nga partnerët nuk e ka konfirmuar si lajm, burime pranë çiftit bëjnë me dije se prezantuesja bukuroshe është plot katër muajshe shtatzënë. Për gjininë e bebes nuk e kemi mësuar, pasi është ende herët.

Jona është treguar e rezervuar lidhur me lajmet që po qarkullojnë për të, por pavarësisht kësaj ajo ka nuk i ka mbyllur regjistrimet për programit që po drejton prej disa kohësh në Digitalb, “Pa filtër”. Në puntatën e fundit, ndonëse ishte përkjekur që të fshihte barkun duke veshur një fustan të gjerë dhe sipër saj një xhaketë mustardë, nuk ia ka dalë plotësisht mbanë. Barku i saj i rrumbullakosur vihej re me lehtësi. Kjo shtatzëni i ka dhënë shumë nur Jonës, pasi me të vërtetë dukej shumë bukur.

Prezantuesja me nishanin karakteristik mbi buzë prej disa kohësh është në një lidhje me Frenkli Ymeri, i cili punon gjithashtu në Digitalb. Në një intervistë që ka pasur më herët, Jona ka deklaruar se e ka mbajtur të fshehtë për lidhjen vetëm për faktin se kishte turp, që të dy punonin në të njëjtin ambient, por më pas ajo e bëri publike lidhjen e saj nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat