Alban Skenderaj me koncert në Itali

Mediale Vip

Alban Skenderaj me koncert në Itali

Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:12
Alban Skenderaj

Alban Skenderaj ditë më parë ka sjell këngën më të re të titulluar “Imagjino”.

Këngëtari në projektin e fundit ka bashkëpunuar me DJ Sardin, i cili po mirëpritet prej fansave.

Pos videokëngëve, ai ka edhe një lajm të mirë për fansat dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Itali.

Albani do të jetë në fund të muajit prill në vendin fqinj, në një koncert që pritet të jetë madhështor.

Skenderaj ka ftuar të gjithë fansat që sa më shpejt të blejnë biletat pasi që numri është i kufizuar.

“Ky event është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Lombardi – Itali. Më saktësisht shihemi të hënën në Sant’Angelo Lodigiano, Lodi”, shkruan Alban Skënderaj në Instagram. Ndryshe, video e fundit e këngëtarit është shikuar deri më tani mbi 226 mijë herë në YouTube. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat