Zanfina publikon një fotografi të veçantë nga fëmijëria, koha kur me valixhe kërkonte “të ikte jashtë vendit”

Mediale Vip

Zanfina publikon një fotografi të veçantë nga fëmijëria, koha kur me valixhe kërkonte “të ikte jashtë vendit”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 22:37
Zanfina Ismaili

Zanfina Ismaili është njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës, e cila ka rriqrën e ka nisur që në moshë të vogël.

E inspiruar nga motra e saj e madhe, Adelina, këngëtarja Zanfina Ismaili u gjend qysh në moshën katër vjeçare përpara kamerave.

Ndërsa jemi te periudha e fëmijërisë, së fundmi ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj një fotografi të veçantë të realizuar kur ajo ishte shumë e vogël.

Zanfina shihet me një valixhe në dorë, të cilën e tërheq pas vetes, e siç ishte shprehur në një intervistë më parë, mesazhi i dhënë nga ajo në këtë fotografi ishte: “Po shkoj për të jetuar jashtë vendit”.

Tani ajo qesh me këtë fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar vetëm fjalët “Duke u larguar”.

Ndryshe, këngëtarja ka gati një vit që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa fansat presin së shpejti diçka të re nga ajo. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat