Bebe Rexha është nominuar në Billboard Music Awards

Mediale Vip

Bebe Rexha është nominuar në Billboard Music Awards

Më: 18 prill 2018 Në ora: 09:54
Bebe Rexha

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, Billboard Music Awards, është shumë pranë (më 20 maj), ndërsa tashmë është bërë publikimi zyrtar i nominimeve.

Ditën e martë, DJ Khalid dhe Bebe Rexha janë bashkuar për t’i publikuar shtatë nominimet në kategoritë e mëdha të BBMA në emisionin Today, duke përfshirë artistin më të mirë, këngën më të mirë ‘Hot 100’ dhe artistin e ri më të mirë.

Pjesa tjetër e nominimeve është dhënë përmes një transmetimi të drejpërdrejtë në faqen e Facebookut të Billboard dhe faqen e BBMA në këtë rrjet social.

Konkurrentë në Billboard Music Awards janë edhe Khalid edhe këngëtarja shqiptare, prandaj ata e patën nderin që t’i tregonin nominimet e njëri-tjetrit.

“Unë jam një vajzë nga New Yorku, nuk mendoja se do të isha e nominuar për një çmim ‘country’!”, ka thënë Bebe.

Ceremonia e ‘Billboard Music Awards 2018’ do të mbahet në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të dielën (20 maj).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat