Enca Haxhia i ka dy fjalë për Adelina Ismailin - Bota Sot
Enca Haxhia i ka dy fjalë për Adelina Ismailin

Mediale Vip

E martë, 17 korrik 2018

Enca Haxhia i ka dy fjalë për Adelina Ismailin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:46
Enca Haxhia

Këngëtarja Enca Haxhia ka zbuluar se e pëlqen jashtëzakonisht shumë Adelina Ismailin.

Ajo, nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory ka treguar se e do këngëtaren shqiptare e cila ishte njëra ndër femrat e para që rrëmbente vëmendjen në skenë.

Në një intervistë të fundit, Adelina ka qenë e ‘detyruar’ t’i dëgjoj disa këngë dhe t’ia qëlloj se kush po e këndon këngën që regjia i ka lëshuar në sfond, dhe kështu ndodhi disa herë rresht për disa prej këngëtarëve të njohur.

Njëra prej tyre ishte Enca për të cilën diva pati fjalë miradije. E kjo i ka pëlqyer shumë Encës e cila i ka thënë gjithashtu disa fjalë për Adelina Ismailin.

‘’Të dua gjithashtu, dashuri në shikim të parë definitivisht’’, ishin fjalët e Encës, vajzës e cila sot po merr vëmendje të madhe mediatike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test