Ish bashkëshortja e Jesse Williams ka paraqitur dokumente në gjykatë duke kërkuar më shumë para për kujdes ndaj fëmijëve.
Aryn Drake-Lee ka thënë se 50 mijë dollarë në muaj që merr aktualisht nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve, njëri katërvjeçar dhe tjetri dyvjeçar. Në dokumentet ligjore Aryn ka thënë se aktualisht me këto të ardhura financiare paguan të gjitha shpenzimet për fëmijë, ushqimit, rrobat udhëtimet… etj.
E për t’i mbuluar të gjitha këto shifra arrin në 73 mijë dollarë në muaj.
Mbetet që gjykata të vendosë në lidhje me kërkesat e Aryn, ndërsa ende nuk ka ndonjë koment nga Jesse.
Ky i fundit fiton të paktën 250 mijë dollarë për një episod në serialin “Grey’s Anatomy”.