Turi Hyska festoi 33-vjetorin si burrë i martuar, por kur njohu Orindën, ishte një student 21-vjeçar

Mediale Vip

Turi Hyska festoi 33-vjetorin si burrë i martuar, por kur njohu Orindën, ishte një student 21-vjeçar

Më: 4 prill 2018 Në ora: 15:38
Orinda Huta dhe Turjan Hyska

Çifti i njohur i ekranit, Turjan Hyska dhe Orinda Huta, në 27 korrik të vitit të kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre 12-vjeçare me martesë. Pak ditë më parë, Turi festoi ditëlindjen e tij të 33-të, ditë në të cilën nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij, e cila kishte zgjedhur ta uronte në një mënyrë mjaft të veçantë.

Orinda ka postuar urimin e saj në “Instastory”, duke uruar bashkëshortin nëpërmjet disa “copëzave” të dasmës së tyre, ku të dy duken mjaft të lumtur.

“Ja gëzuar me 27”, ka shkruar Orinda, teksa në fotot e tjera vijon të shkruajë me shaka: “A të thashë që do kënaqesh? O po vdiqa duke u kënaqur”, shkruan ajo në foton pasuese. Një urim mjaft romantik dhe origjinal ky i Orindës, i pasuar nga dhurata që ende nuk e bëri publike. Por aq shumë vite kanë ata së bashku, sa duket sikur janë rritur bashkë. Kujtojmë që ku u njohën, Turi ishte një student 21-vjeçar dhe Orinda sot (31 vjeçe) në atë kohë ishte vetëm 19 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat