Ermali takohet me Luanën pas rivalitetit me emisionet televizive

Mediale Vip

Ermali takohet me Luanën pas rivalitetit me emisionet televizive

Më: 28 mars 2018 Në ora: 08:45
Luana Vjollca- Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca duket se kanë tejkaluar diferencat e tyre.

Dy yjet televizive kanë publikuar një video ku shihen së bashku, pas një gare me emisione televizive.

Luana me emisionin e saj “Shiko kush LUAN” kishte rivalizuar për javë të tëra Ermalin në orarin e njëjtë në ditën e shtunë, një rivalitet ky që u bart nga dyshja edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, raportet personale mes dy personazheve të njohura të ekranit duket se janë të shkëlqyera.

Në orarin e Luanës tash ka debutuar me emisionin e saj Arbana Osmani dhe komediani shihet në shoqëri të Luanës.

 

Help... @luanavjollca në aksion...

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ekzistojnë gjasa të mëdha që Luana të jetë një prej të ftuarave në emisionet e radhës te Ermali.

Luana pas përfundimit të emisionit të saj po kërkon angazhime të reja televizive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat