Samanta së shpejti me fotosesion të ri

Mediale Vip

Samanta së shpejti me fotosesion të ri

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:05
Samanta Karavella

Këngëtarja atraktive shqiptare, Samanta Karavella, është në realizim e sipër të një fotosesioni të ri.

Bukuroshja ka kohë që po punon në këtë projekt fotografik i cili do të realizohet në Prishtinë.

Norik Uka ka marrë përgjegjësinë që të sjellë sa më atraktive bukuroshen nga Shqipëria e cila gjatë karrierës më shumë ka mahnitur me zërin se dukjen e saj.

Ajo pritet të publikojë së shpejti edhe projekte të reja muzikore.

Samanta besohet se vazhdon të jetë pa të dashur.

Ndryshe, së fundmi ajo publikoi projektin e ri me Ermal Fejzullahun, i cili u prit shumë mirë nga publiku.

Samanta pati një dimër të angazhuar për plot koncerte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat