Këtë të shtunë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në studio ka qenë modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi.
Prej kohësh Xhesika po jeton në New York ku po punon mbi disa projekte të rëndësishme. Në pamje të parë ajo duket një vajzë e urtë dhe e ëmbël por a nxehet Xhesika ndonjëherë? Për çfarë arsye do të inatosej ajo?
“ Më acarojnë njerëzit që përgjigjen me arrogancë në Shqipëri. Se kuptoj përse duhet të sillesh kështu. Acarohem shumë kur vij këtu. Ndërsa përsa u përket zënkave të zakonshme me motrën jemi zënë shumë për gjënë më të vogël.”,- i është përgjigjur Xhesika pyetjes së dy moderatoreve në emision.