Çfarë u ka humbur Tunës dhe Patrisit? Kapen duke kërkuar diçka në rrugë

Mediale Vip

Çfarë u ka humbur Tunës dhe Patrisit? Kapen duke kërkuar diçka në rrugë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:55
Tuna dhe Patrisi

Kanë qenë shumë të komentuar në media, sidomos para pak muajsh kur u përfol për ndarje, thashetheme të cilat çifti i shuajti me udhëtimin që bënë së bashku në SHBA.

Tani Tuna e Patrisi së bashku me djalin e tyre Tian po jetojnë të lumtur familjarisht e herë pas here tregohen aktivë në rrjete sociale duke zbuluar nga përditshmëria e tyre.

Këtë ditë të diele “Prive” i ka fotografuar çiftin duke bërë shëtitje me Tianin në Prishtinë. Por në një moment aty u ka humbur diçka e me siguri ndonjë send i djalit.

Tuna e Patrisi kanë nisur të kërkojnë në cep të rrugës, megjithatë nuk dihet nëse e kanë gjetur atë çfarë po kërkonin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat