Charlize Theron: Nëna më bleu marihuanë për të luftuar pagjumësinë

Mediale Vip

Charlize Theron: Nëna më bleu marihuanë për të luftuar pagjumësinë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:49
Charlize Theron

Charlize Theron njihet si një ndër aktoret më të njohura të shtetit të Afrikës së Jugut.

Biondina ka befasuar të gjithë me deklaratën e dhënë ditën e djeshme, kur pohoi se nëna i jepte marihuanë në formë të barnave për ta vënë në gjumë.

E gjithë kjo pasi që së bashku me të ëmën vuanin ga pagjumësia dhe duke biseduar për alternativat tradicionale, menduan për marihuanën.

Sipas bukuroshes, e cila ka qenë mysafire në shoun amerikan “Jimmy Kimmel Live”, rezultatet e kësaj substance narkotike kanë qenë fantastike.

“Javën e kaluar nëna ime më bleu marihuanë”, tha aktorja, duke deklaruar se kjo gjë është e mundur në shtetin e Kalifornisë.

“Dua gjithmonë të provoj gjithçka. Jetohet vetëm një herë, kështu që pse jo”, pohoi aktorja.

Aktorja shtoi se arriti që të flejë në mënyrë perfekte në sajë të “barit” që i bleu e ëma. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat