Vazhdon ''lufta'' Mustafa Nano vs. vajzat e sportit, reagon më në fund Ilda Bejleri pas përgojimeve vulgare

Mediale Vip

Vazhdon ''lufta'' Mustafa Nano vs. vajzat e sportit, reagon më në fund Ilda Bejleri pas përgojimeve vulgare

Më: 9 mars 2018 Në ora: 07:06
Mustafa Nano, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri

Mbrëmjen e së martës, moderator dhe gazetari Mustafa Nano habiti shikuesit e emisionit të tij ‘’Provokacija” kur në një monolog nisi të fliste për moderatoret e emisioneve sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri. Në monologun e tij, Nano u shpreh se dy vajzat kanë veshje të papërshtatshme e vulgare për televizion dhe se s’duhet ta ngatërrojnë studion me një lokal striptizmi.

Por, teksa u duk se vajzat do ta kalonin në heshtje këtë çështje, mbrëmjen e djeshme Bejleri nuk ia ka kursyer atij një përgjigje.

Në një postim në Instastory, Ilda ka publikuar një koment të një personi të panjohur i cili shkruan për Nanon:

“O Muç katunari! Nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë, ta çosh 30 vjet prapa në vitet kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe triko leshi të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushtarak ku babai yt punonte si kapter.

Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Nuk e dija që Muçi spiuni qenka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë.

E vërtetove me këtë artikull Muçi.” Dhe Ilda, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, e ka dhënë përgjigjen e saj duke shkruar mbi koment: “Nuk e di kush je, por duartrokitje!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat