Lori krijon një super atmosferë mes femrave shqiptare në Alessandria

Mediale Vip

Lori krijon një super atmosferë mes femrave shqiptare në Alessandria

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:51
Lori

Ajo ka qenë e ftuara speciale gjatë një drekë të organizuar mjaft bukur nga tre organizatoret shqiptare Ritvana Dalani, Majlinda Limaçi dhe Festime Imeri, të cilat donin të argëtonin për festën e gruas shqiptaret që jetojnë atje. Pikërisht këngëtarja e shumë hiteve dhe e dashur Lori është pritur mjaft mirë dhe ka krijuar një super atmosferë së bashku me muzikantin dhe artistin tjetër Gzim Demaj, të cilët kanë dhuruar për orë të tërë në një super ambient të krijuar vetëm për zonja dhe zonjusha shqiptare në Alessandria në Itali. Edhe këtë herë si gjithmonë Lori ka shkëlqyer edhe në dukje dhe për këtë ajo ju kishte besuar duarve të Vlorës & Kaltrinës për veshjen e saj.

Natyrisht se merita ju shkon edhe tre organizatorëve shqiptare të cilat kishin menduar që të argëtojnë gratë shqiptare për festën e tyre dhe më 4 mars realizuan këtë drekë ku nga fotot dhe videot e hedhura nëpër rrejtet soviale shihet se secila është kënaqur, ndërsa vajzat më të reja në këtë ditë konkuruan ashtu spontanisht duke krijuar shoë edhe se cila është më e bukura, ndërsa për zonjat më atraktive atë ditë ishte menduar që të merrnin edhe lule pafund duke ju uruar atyre në formë shoë “Gëzuar festën”, ku për këtë pjesë të moderimin i ishte besuar gazetarit të njohur Maksim Gjokaj-Maksi.BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat