Reperi Eli G zbulon planin sekret të Era Istrefit

Mediale Vip

Reperi Eli G zbulon planin sekret të Era Istrefit

Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:06
Eli G dhe Era Istrefi

Sipas një rrëfimi që Fatoni ka bërë për mediat e Kosovës, nga menaxhimi i tij Era Istrefi ka të papublikuara shumë këngë me potencial ndërkombëtar, siç është një bashkëpunim me Sian. I pyetur javën e kaluar për një mundësi ribashkimi dhe cila është marrëdhënia e tij aktuale me Erën, ai u përgjigj: “Është herët për të folur rreth kësaj çështjeje. Ne jemi shokë, që do të thotë se kurrë s’jemi ndarë keq në marrëdhënien tonë. Por gjithçka pritet të shihet më vonë si do të shkojë”, tha ai.

Era Istrefi arriti famën e saj nën menaxhimin e Faton Shoshit, por para pak kohësh krisja erdhi për disa kontradikta në lidhje me projektet. Lajmet se ata nuk bashkëpunonin, erdhën pas klipit “No I love yous”, që Istrefi e realizoi me reperin e famshëm 32-vjeçar French Montana.

Klipi u realizua në Los Angeles dhe kushtoi shumë. Për realizimin e tij, Era dhe Fatoni u vendosën në SHBA, në mënyrë që të ndiqnin me përpikmëri të gjithë fazat e realizimit të projektit nga studioja muzikore e deri te xhirimet e klipit. Ndërkohë, kujtojmë se ishte Fatoni ai që bëri të mundur lidhjen e kontratës 1.5 milionë dollarë me “Sony” dhe “Ultramusic”, kontratë që i hapi dyert e karrierës Erës në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat